Lajme

Miratohen pagat e mësimdhënësve

By FerizajPress

February 02, 2019

Është miratuar amandamenti 71 i Ligjit për Paga që i rrit pagat e mësimdhënësve për rreth 20 për qind nga koeficienti fillestar.

Ndërsa deputetët nuk e kanë përkrahur propozimin e Vetëvendosjes që mësimdhënësit në shkolla speciale ta kenë koeficinetin të barabartë me mësimdhënësit në shkolla fillore dhe shkolla të mesme të ulët.

Dje Sindikata e Arsimit ka arritur marrëveshje me koalicionin qeveritar për ndërprerjen e grevës që vazhdonte tash e tre javë.