Ferizaj

Miratimi i projektligjit shtyn grevën e mësimdhënësve

By FerizajPress

April 11, 2018

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do ta anulojë grevën pasi Qeveria ka miratuar projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve ’90.

Kryetari i Sindikates, Rrahman Jasharaj, ka thënë për gazetën Koha Ditore se SBASHK-u do të mblidhet pas pak dhe do të marrë vendim që ta anulojë grevën e përgjithshme, e cila ishte paralajmëruar për të premten dhe të hënën.

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverise tha se me miratimin e këtij projektligji presin që nxënësit dhe mësimdhënësit t’u kthehen shkollave.