Ferizaj

Miranda Xhokli zgjedhet kryetare e Forumit Rinor të LDK-së në Ferizaj

By FerizajPress

December 24, 2016

Në kuvendin e X-të të Forumit Rinor të LDK-së në Ferizaj u zgjodh kryetare Miranda Xhokli

Nga një proces shumë i suksesshëm i zgjedhjeve në Forumin Rinor të LDK-së në nëndegët e degës së Ferizaj, sot, u mbajt kuvendi zgjedhor i kësaj dege. Kuvend ka zgjedh  Miranda Xhoklin për kryetare të këtij Forumi, kryesinë si dhe delegatët.

Punimet e këtij kuvendi, i ka përshëndetur kryetari i degës së LDK-së në Ferizajt , njëherit dhe kryetar komune, z. Muharrem Sfarqa,i cili u ka uruar  punë të mbarë të zgjedhurve dhe i ftoi për bashkëpunim të ngushtë në të gjitha proceset vendimmarrëse. Gjithashtu  punimet e këtij kuvendi i ka përshëndetur  edhe kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë,z. Safet Kamberi. Ndërsa, e sapo zgjedhura Miranda Xhokli, falënderoi të gjithë të pranishmit për përkrahjen e dhënë duke i ftuar për bashkëpunim në proceset demokratike  dhe organizative të këtij subjekti politik.