Ferizaj.13.10.2017. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, vizitoi fenomenin natyror “Bifurkacioni” në Ferizaj. Ajo nga afër u njoftua me gjendjen aktuale të këtij fenomeni me qëllim që të rishikohen mundësitë për mbrojtjen dhe investimet që i duhen kësaj zone turistike.
“E shoh që diçka është punuar, diçka duhet të punohet dhe konsiderojmë si një prioritet që t’i ruajmë këto monumente të veçanta dhe fenomene botërore shumë të rralla. Natyrisht ne duhet ta mbrojmë me fanatizëm edhe të punojmë e të ndërgjegjësohemi për rëndësinë që kanë”, tha Reshitaj.