Lajme

Ministria e Shëndetësisë privilegjon kategoritë e luftës gjatë ndarjes së specializimeve

By FerizajPress

September 05, 2016

Ministria e Shëndetësisë e ka rikthyer në agjendë favorizimin e kategorive të luftës, por tani jo për të regjistruar në studime të larta ata që sapo kanë përfunduar maturën, por për të privilegjuar persona shumë më të rritur që tashmë ia kanë mësyrë punësimit dhe ngritjes profesionalisht në shkallë edhe më të lartë. Kriteri i katërt i konkursit të Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e specializimeve të këtij viti u garanton me automatizëm kandidatëve që janë veteranë lufte apo fëmijë të dëshmorëve maksimumin e pikëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Universiteti i Prishtinës para dy vjetësh ka shfuqizuar marrëveshjen që favorizonte fëmijët e veteranëve dhe dëshmorëve të luftës (përmes së cilës ata me automatizëm regjistroheshin në UP), me gjithë presionin publik dhe protestat e shumta që janë zhvilluar nga shoqatat e luftës në kundërshtim të shkëputjes së saj.