Lajme

Ministria e Kulturës investon mijëra euro për ndërtimin e kompleksit të Tenisit në Gjakovë

By FerizajPress

February 24, 2017

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se MKRS-ja është duke bashkëpunuar ngushtë me komunat e Kosovës dhe po i ndihmon ato, duke realizuar investimeve kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportiv në vend.

Më tej, Shala shtoi se ndërtimi i këtij kompleksi të tenisit, është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Gjakovën, por edhe për Kosovën, sepse do të krijohen kushte moderne për gjithë ata që merren me tenis.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe u shpreh se ky kompleks ka një rëndësi të madhe për Komunën e Gjakovës. /Lajmi.net/