Lajme

Ministria e Integrimeve dhe UNDP fillojnë projektin për informimin e qytetarëve për liberalizmin e vizave

By FerizajPress

June 13, 2016

Zëvendës Ministri për Integrime Evropiane  Ramadan Ilazi  është takuar me Caroline Hooper-Box, zëvendës-drejtoresh e Komunikimit në UNDP/New York dhe përfaqësues të zyrës së UNDP në Kosovë

Ku është biseduar për sfidat  e zhvillimit  në Kosovë. Nga ky takim është brë e ditur se kjo Ministri së bashku  me UNDP-në do të fillojnë zbatimin e projektit  të përbashkët  për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.

“Së bashku me Caroline Hooper-Box, zëvendës-drejtoresh e Komunikimit në UNDP/New York dhe përfaqësues të zyrës së UNDP në Kosovë kemi diskutuar për sfidat e zhvillimit në Kosovë dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit Evropian të Kosovës. Ministria për Integrim Evropian dhe UNDP-Kosovë do të fillojnë zbatimin e një projekti të përbashkët për informimin e qytetarëve për liberalizmin e vizave” ka thënë Ilzazi.