Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka edhe rubrikë speciale për “Fytyrat e Ministrisë”.
Kureshtja e shfletuesve të faqes zyrtare të MPJ-së, që njëherit është ndër të parat imazhe online që shohin shtetasit e huaj kur duan të mësojnë për institucionet e Kosovës, u paraqet edhe rubrikën më interesante që ka diplomacia kosovare, një përzgjedhje e panjohur e ‘fytyrave të ministrisë’.
Top 11 fytyrat e ministrisë, nuk tregohet se çfarë kanë pasur si kriterë kur janë përzgjedhur të jenë pjesë e listës. Aq më tepër që në këtë listë mund të shohësh se ndodhet edhe njëri nga ‘fytyrat’ këshilluese të presidentit të Kosovës, Abelard Tahiri i cili nuk është pjesë e kësaj ministrie tash e një kohë.
Ndërkohë nëntë nga të përzgjedhurit tjerë janë të deleguar në ambasadat e Kosovës në botë dhe një është i punësuar në MPJ në Prishtinë. Ajo që bie në sy është mungesa e ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila njihet për stilin dhe pamjen e saj të pëlqyeshme.