Lajme

Ministria e Financave tregon se kur do të dalin pagat për muajin dhjetor

By FerizajPress

December 23, 2019

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka bërë me dije për gazetën  “Epoka e re” se meqë jemi në prag të festave të fundvitit, këtë muaj pagat do të dalin katër ditë para përfundimit të muajit kalendarik.

“Meqë jemi në prag të festave të funditvitit, këtë muaj pagat do të dalin më 27 dhjetor, ditë e premte”, ka thënë Rafuna.

Ndryshe, pagat do të dalin pa rritje për shkak se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar Ligjin e ri për Paga.