Ministria e Financave për hir të korrektësisë informon dhe sqaron të gjithë punëtoret e arsimit dhe opinionin publik se sa i përket çështjes së Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta e ka trajtuar në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lart brenda Ministrisë së Financave me qëllim e vetëm që ti jepet mbështetje realizmit të gjitha të drejtave që dalin nga ky projektligj për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.
Për këtë qëllim, ditën e premte me datën 09 mars 2018, Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim Kryetarin e SBASHK-ut me stafin e tij, ku gjatë takimit i ka informuar që Ministria e Financave mbështet kërkesat dhe Projektligjin, por projektligjin për të proceduar tutje duhet të respektohen procedurat ligjore të adresimit ashtu siç e përcaktohet në nenin 18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018 me nr. 06/L-020 dhe nenin 26 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit me nr. 03/L-048, ku thuhet shprehimisht se asnjë Ministri apo cili do Institucion tjetër nuk mund të procedoj në Qeveri apo në Kuvend asnjë iniciative të re apo të propozoj projektligj për aprovim nëse nuk e ka të zgjidhur paraprakisht çështjen e implikimeve financiare për vitin fiskal përkatësisht nuk është paraparë në kuadër të tabelave të Ligjit të Buxhetit.
Për këtë arsye Ministria e Financave ka kërkuar nga SBASHK-u dhe Ministria sponzoruese që ti respektojnë procedurat ligjore gjatë procedimit të Ligjit në Qeveri, ashtu siç kërkohet me legjislacionin përkatës në fuqi duke përfshirë edhe financimin e tij në mënyrë që Projektligji të jetë ligjërisht i kompletuar para se të shkoj në Kuvend. Për dijeni projektligji nuk është i finalizuar, vetëm nëse është draftuar dhe më pas nuk është përcjellur me kërkesat e Ligjit para se të dërgohet për aprovim.
Andaj, edhe një herë përmes kësaj Komunikate, ju bëjmë thirrje SBASHK-ut dhe sponzoruesit të Projektligjit ta procedojnë për kompletim të procedurave në përputhje me dispozitat ligjore para se të aprovohet në Qeveri. Veprimi i kundërt apo siç kërkohet sot, do ta bëjnë Ligjin e kontestueshëm nga cili do organ tjetër duke filluar nga Kuvendi e deri tek Gjykata Kushtetuese, për çështje procedurale.
Ministria e Financave si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit dhe dokumentet tjera në fuqi.