Lajme

Ministria e Drejtësisë e përkushtuar për ta luftuar korrupsionin

By FerizajPress

January 23, 2017

Në këtë takim, Lirak Çelaj ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të krijuar politika dhe legjislacion, në mënyrë që të parandalohet dhe luftohet korrupsioni, shkruan lajmi.net

“Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që të bëjë transpozimin e projektligjeve me legjislacionin e BE-së duke përgatitur Tabelat e Përputhshmërisë, të cilat japin detaje për dispozitat ligjore të cilat përmbushin obligimin e kërkuar me legjislacionin e BE-së dhe në përputhje me analizat e bëra Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për nisma legjislative që përfshijnë fushën penale dhe anti-korrupsionit”, tha zëvendës ministri Çelaj.

Gjithashtu ai ka falënderuar edhe Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, për kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit në Kosovë. /Lajmi.net/