Ferizaj

Ministri Vitia: Në Kosovë do të hapen shkollat, çerdhet e kufijtë

By FerizajPress

May 25, 2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se do të happen shkollat dhe çerdhet, po ashtu edhe kufijtë në vendin tonë, shkruan Gazeta Metro.

Sidoqoftë, ai nuk njoftoi se kur do të ndodhë kjo gjë.

Ndër të tjera, Vitia ka konfirmuar se nga enjtja në vend qytetarët do të dalin për 16 orë në ditë, nga ora 05:00 deri në 21:00, pa ndonjë masë kufizuese.

Kështu bëri të ditur ai përmes një konference për media më herët.

“Shkollat e çerdhet do të hapen por maskat, distanca dhe higjiena duhet të jenë të domosdoshme. Kufijtë do të hapen por masat mbrojtëse do të shtohen”, ka thënë Vitia.