Lajme

Ministri serb: Institucionet kosovare nuk dëshirojnë ta zbulojnë vrasësit e Ivanoviqit

By FerizajPress

January 19, 2018

Stefanoviq ka thënë se reagimi i Ramush Haradinajt dhe ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri, duke refuzuar të marrin pjesë organet hetuese të Serbisë në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, janë krejtësisht të papranueshme.“Një përgjigje e tillë institucionet kryesore e Prishtinës tregon qartë se nuk kanë dëshirë që të zbulojnë kush janë vrasësit dhe as hetimi të bëhet në mënyrë profesionale” tha Ministri Stefanoviq për Tanjug.Sipas tij, hetimi duhet të përfshijë të gjitha organet hetimore që mund të ndihmojnë në kapjen e autorëve të vrasjes dhe organizatorëve të tyre.