Lajme

Ministri Reçica jep një lajm të mirë për aftësim të të rinjve në Gjermani

By FerizajPress

September 20, 2018

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka bërë të ditur se MPMS së bashku me GIZ-in gjerman kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një numër të partnerëve/bizneseve gjermane, në kuadër të projektit “Ausbildung 2019” i cili ju ofron mundësinë më shumë se 100 të rinjve të moshës 18-25 vjeç nga Kosova, për të filluar arsim dhe aftësim profesional në Gjermani.

Reçica ka thënë se mbeten të përkushtuar në zgjerimin e mundësive për të rinjtë në Kosovë.