Ferizaj

Ministri Mustafa i përkushtuar që të vazhdohet respektimi i Ligjit për Barazi Gjinore

By FerizajPress

February 11, 2019

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës bashkë me organet e saj është e përkushtuar të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët, pronën publike e private në Republikën e Kosovës.

“Ministrit i Punëve të Brendshme z. Ekrem Mustafa mbështet ruajtjen e integritetit dhe kultivimin e mëtutjeshëm të kredibilitetit të autoriteteve me rol të rëndësishëm si: Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencia për Menaxhim Emergjent, Agjencia për Regjistrim Civil dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë, jo vetëm në raport me qytetarët dhe opinionin publik, por edhe për të siguruar që këto organe shtetërore do të jenë garant i standardeve më të larta profesionale edhe për vet pjesëtarët e tyre, të cilët në baza ditore japin kontribut të çmuar”, thuhet në njëftim të Ministrisë së Punëve të Brandshme.