Ferizaj

Ministri Mustafa flet për mundësinë e shkarkimit nga detyra

By FerizajPress

February 12, 2019

As 5 muaj nuk janë bërë që kur ka filluar të ushtroj postin e tij si minister i Punëve të Brendshme dhe në media po raportohet se Ekrem Mustafa pritet që shumë shpejt të shkarkohet nga detyra pas zhvillimeve të fundit.

Sipas raportimeve në media, Mustafa do të zëvendësohet nga një ministër po ashtu nga radhët e Aleancës së Kosovës së Re, por kësaj radhe ministri nuk do të propozohet nga Labinot Tahiri.

Ekrem Mustafa erdhi në postin e ministrit falë Labinot Tahirin me arsyetimin e tij që në Qeverinë e Haradinajt duhet të ketë edhe një ministër nga qyteti i Ferizajt, shkruan lajmi.net.

Mustafa është ministri i tretë që ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Qeverisë Haradiaj, pas Flamur Sefajt e Bejtush Gashit.

Ndërkaq, për këtë nuk janë në dijeni as partia e ministrit Mustafa.

Sekretari i kësaj partie Vesel Makolli ka thënë për lajmi.net se nuk janë në dijeni për këtë çështje.

E për këtë nuk është në dijeni as vet ministri Mustafa, ai për lajmi.net ka thënë se nuk është në dijeni që në media po raportohet për shkarkimin e tij.