Lajme

Ministri Murati takon bashkatdhetarët e fshatrave të Gallapit

By FerizajPress

August 15, 2016

Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të aktivitetit të kësaj ministrie “Ditët e Diasporës” të hënën është takuar me bashkatdhetarët e fshatrave Dushkajë, Gjelbrishtë dhe Murrizajë.

“Prania juaj në numër kaq të madh tregon përkushtimin tuaj për të qenë së bashku në festën ‘Ditët e Diasporës’. Përmes këtyre manifestimeve, po mundohemi të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit, si dhe t’ju ofrojmë një laramani të aktiviteteve, për t’ju treguar se jeni pjesë e atdheut”, ka thënë ministri Murati.

Gjatë dy ditëve sa ka zgjatur aktiviteti në këto fshatra, Ministria dhe Komuna e Prishtinës, kanë organizuar aktivitete kulturore, poetike dhe program artistik.