Lajme

Ministri Murati: Shqiptarët e Kroacisë sot kanë dy festa

By FerizajPress

September 12, 2016

Përlaskaj ka arritur që në zgjedhjet e djeshme të jashtëzakonshme në Kroaci të sigurojë votat e mjaftueshme për të vazhduar edhe një mandat postin e deputetes në këtë shtet.

Postimi i plotë i Muratit:

Në këtë ditë feste, shqiptarët, e posaçërisht ata që jetojnë në Kroaci, kanë arsye për një gëzim shtesë, që edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme në Kroaci, u rizgjodh deputete znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila do të vazhdojë të përfaqësojë jo vetëm pakicën shqiptare, por edhe atë boshnjake, maqedonase, malazeze dhe sllovene. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne, duke besuar se Ermina, përveç se do të përfaqësojë në mënyrë të denjë shqiptarët dhe komunitetet e tjera, ashtu si edhe deri tash do të ndikojë në fuqizimin e raporteve në mes të Kroacisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan. Urime Ermina, e suksese në punën e mëtutjeshme. Ti je pjesë e atdheut