Ambasadori francez u njoftua për prioritetet që ka ministria për pjesëtarët e diasporës.
Në takimin e zhvilluar u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit mes MeD-së dhe Ambasadës franceze, për rëndësinë që diaspora ka në zhvillimin ekonomik të vendit, për modalitetet e politikat më të mira në interes të diasporës, por edhe për rëndësinë që ka përfaqësimi i diasporës në institucionet e Kosovës.
Ndërkaq, ambasadori Chabert, duke e falënderuar ministrin Murati për pritjen, shprehu vullnetin për bashkëpunimin mes Ambasadës franceze dhe MeD-së. /Lajmi.net
.