Në prezentimin e planprogramit të Bahtirit në Mitrovicë, ishin të pranishëm edhe disa ministra të Qeverisë Kurti.
Në fjalën e ministrit Murati, i cili njihej si një kritik i madh dhe paraqitej si ruajtës i kuletës së shtetit, ka befasuar me fjalimin e tij, transmeton Ekonomia Online
Murati duke u munduar ta arsyetojë borxhin e komunës dhe bllokimin nga Thesari i Kosovës për shkak të hyrjes në borxhe, u mundua ta hedh fajin diku tjetër.
Ministri i Financave tha se 2 milionë nuk janë kurgjo, sepse ai vetë kishte gjetur 200 milionë borxh në ministrinë që udhëheq.