Ferizaj

Ministri Krasniqi njofton gastronomët se nesër pritet të lehtësohen masat anti-covid

By FerizajPress

September 21, 2020

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për problemet e këtij sektori dhe mundësin e lehtësimin e masave anti-covid, bën të ditur Krasniqi në postimin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

Kërkesa e gastronomëve ishte që të lejohen shërbimi brenda lokaleve, duke u respektuar masat dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi.

Krasniqi ofrojë përkrahje për gastronomët dhe sipas tij ky sektor është mjaft i goditur si shkak i pandemisë COVID-19, ndërsa njoftoi se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror ku do të shqyrtohen masat kundër pandemisë të cilat pritën të lehtësohen.