Ferizaj

Ministri i Mbrojtjes Mehaj nderon familjen e luftëtarit Bekim Mehmeti- Zharava

By FerizajPress

January 05, 2023

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës z.Armend Mehaj me rastin e ndërrimit të moteve ka zhvilluar disa vizita në familjet e atyre që kanë dhënë shumë lirinë për lirinë e vendit.Në kuadër të këtyre vizitave ministri Mehaj në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë ka vizituar sot familjarët e luftëtarit të orëve të para Zonës Operative te Noredimes Bekim Mehmeti – Zharava në fshatin Vojnovc të komunës së Shtimes ,i cili ka ndërruar jetë para 6 vitesh.Ai ka nderuar familjen për atdhedashurinë e mbjellur herët tek Bekimi e shokët e tij si dhe tek brezat më të rinj.Ministri Mehaj është pritur nga prindërit dhe familjarëte e veteranit të ndjerë dhe ka marrë porosinë se mes dhimbjes e krenarisë për më të dashurin e tyre dominon forca dhe synimi i qartë se atdheu duhet të mbrohet gjithmonë kur e kërkon nevoja.Ndryshe në nderim te veprës së veteranit të luftës së UÇK-së Bekim Mehmeti- Zharava janë mbajur disa Akademi përkujtimore si dhe një varg aktivitetesh ne kujtim te vepres se tij për lirinë e çmueshme.