Ministri i jashtëm kroat: Në Serbi flasin si në kohën e Millosheviqit

By FerizajPress

July 27, 2016

Ai tha se kjo është një përpjekje për destabilizim të Kroacisë “në një kohë të ndjeshme, pas shpërbërjes së Parlamentit dhe para kremtimit të Stuhisë”.

“Kjo është një recetë nga viti 1990 dhe kjo kujton kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe agresionit të madh serb. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në Serbi që gjatë paraqitjeve publike dhe komunikimit me shtetet tjera të përdorimin fjalor më racional dhe të arsyeshëm”, tha Kovaç, transmeton lajmi.net.

Ai argumenton se deklaratat për këtë janë trillime dhe citate të rreme në lidhje me Kardinalin Stepinac.

“Ne e dimë se tek ne Stepinac është hero dhe, ne e refuzojmë gjuhën e tillë. Ne do të dëshironim që edhe Serbia të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore, kjo metodë nuk kontribuon në këtë aspekt,” tha Kovaç.

Serbia, sipas tij, tani ka mundësi për të ndryshuar dhe për të ecur drejt BE-së.

Institucionet në Kroaci, kishin vendosur që ta anulojnë dënimin ndaj kardinalit kroat Alojzije Stepinac, i cili njihej për qasje të tij nacionaliste gjatë luftës së Dytë Botërore. /lajmi.net

.