Ferizaj

Ministri Bytyqi fton nxënësit dhe studentët t’i bashkohen aksionit për pastrimin e Kosovës

By FerizajPress

August 24, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që me 15 shtator, të gjithë nxënësit dhe studentët të marrin pjesë në aksionin për pastrimin e të gjitha hapësirave për rreth objekteve edukative- arsimore.

Lajmi është bërë i ditur nga një kumtesë për media që ka lëshuar kjo ministri.

Në vazhdim e gjeni njoftimin e plotë:

N j o f t i m Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në mbështetje të nenit 4, 21 dhe 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës ka marrë vendim, me të cilin obligohen të gjithë nxënësit dhe studentët që më 15 shtator 2018 (e shtunë) të ndihmojnë në pastrimin e të gjitha hapësirave për rreth objekteve edukative- arsimore. Ndërsa, në pikën dy të po këtij vendimi, obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që të hartojnë një plan për mbjelljen e pishave në oborret e shkollave.