Ferizaj

Ministri Abrashi premton përkrahje për komunitetet

By FerizajPress

January 16, 2017

Sot Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe zëvendës Ministri Qazim Rrahmani, kanë pritur në takim nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Asllan Kryeziun, me të cilin biseduan për gjendjen e Komuniteteve në Ferizaj. Ministri Abrashi me këtë rast ka ofruar bashkëpunimin dhe përkrahjen institucionale të MPMS-së në përmirësimin e banimit të qëndrueshëm për komunitetet, kërkesë kjo e parashtruar nga Komuna e Ferizaj. “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të shqyrtoi çdo kërkesë të komuniteteve me qëllim të përmirësimit të jetës së komuniteteve. Zëvendës Ministri Rrahmani ka kompetencat e plota në gjitha proceset që ka filluar për të ndihmuar komunitetin e ti”  ka thënë Abrashi Në anën tjetër nënkryetari i Ferizajt për komunitete Asllan Kryeziu është shprehur i kënaqur me gatishmërinë Ministrit Abrashi për të ndihmuar komunitetet. “Së bashku diskutuam për proceset të cilat kemi filluar ti realizojmë në partneritet me këtë Ministri, Komunën e Ferizajt dhe organizatën VoRAE,  projekt që kryesisht ka të bëjë me ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve në Ferizaj, ku pritet të përfitojnë rreth 40 familje. Në emër të kryetarit të komunës Muharrem Svarqa falënderova Ministrin Abrashin dhe të dy palët u dakorduam për bashkëpunim të mëtutjeshëm” ka thënë Kryeziu.