Lajme

Ministrat serb të Kosovës shoqërojnë Vuçiqin

By FerizajPress

April 03, 2016

Kryeministri n e Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës në Mitrovicë, po e shoqërojnë ministrat e Serbisë, Aleksandar Vulin, Vanja Udoviciq, Zllatibor Lloncar, dhe Marko Gjuriq, si dhe Branimir Stojanoviq, zëvendës i kryeministrit Mustafa, bashkë me dy ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq dhe Dalibor Jetiq.

Vuçiq ka vizituar një pjesë të Trepcës, ku ka thënë se në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të insistojë që autoritetet e Kosovës të mos miratojnë ndonjë ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” të shndërrohej në ndërmarrje publike.