Ministrat e Ballkanit takohen në Selanik për çështjen e refugjatëve

By FerizajPress

April 21, 2016

Në këtë takim do të diskutohen sfidat e shkaktuara nga kriza e refugjatëve dhe bashkëpunimi rajonal.

Bisedimet do të fokusohen në dimensionin humanitar të emigrimit dhe do të eksplorohen fushat e bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë për menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe të emigrantëve.

Qeveria shqiptare do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe zyrtarë të tjerë, bashkë me specialistët përkatës. Në takim do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Jashtme të Holandës, vendi që mban presidencën e Këshillit të BE-së.

The post Ministrat e Ballkanit takohen në Selanik për çështjen e refugjatëve appeared first on Lajminet.