Lajme

Ministër i ri i Bujqësisë pritet të mos jetë nga Lista Serbe

By FerizajPress

February 02, 2019

Medie të Beogradit sot kanë spekuluar se kush mund të jetë ministër i ardhshëm i Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Transmetuesi publik i Serbisë ka marrë vesh jo zyrtarisht se pritet që ministër i ardhshëm i Bujqësisë të jetë Boban Stankoviq nga Partia e Pavarur Liberale.

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale është Sllobodan Petroviqi i cili kohë më parë ishte ndaluar në pikën kufitare të Merdarit nga policia e Serbisë dhe ishte marrë në pyetje për aktivitetin e tij politik në Kosovë.

Rts thotë se ende nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me këtë emërim pas lirimit të sotëm nga detyra e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo nga Lista Serbe.

Stankoviq deri më tash ka qenë zëvendësministër në MKRS.

Para dhjetë vjetësh ka qenë ministër për Komunitete e Kthim.