Sport

Mina largohet përfundimisht nga Barcelona, transferohet në Premierligë

By FerizajPress

July 23, 2018

Herry Mina do të largohet përfundimisht nga Barcelona. Paraqitjet pozitive në Kupën e Botës me Kolumbinë, nuk kanë mjaftuar që ai të veshë fanellën e katalunasve edhe për një sezon, përcjellë “Lajmi.net”. “Goal” ka njoftuar përmes burimeve të saj se Mina do të transferohet në Premierligë. Ai pritet të kalojë te skuadra e Evertonit. Klubi nga qyteti i Liverpoolit pritet ta blejë lojtarin për rreth 17 milionë euro. /Lajmi.net/