Lajme

Mimoza Kusari-Lila me poçe në duar (Foto)

By FerizajPress

April 19, 2016

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar sot një dyqan poçarie.

Luan Qukani i njohur si artizan në qytetin e Gjakovës, ka pritur të Kusari-Lilën në punëtorinë e tij, shkruan lajmi.net

E para e Gjakovës siç shihet në foto, duket mjaft e interesuar për këtë lloj zanati. Ajo ka parë nga afër punën e mrekullueshme të poçarit.

Me disa nga këto enë nga dheu, Kusari-Lila ka bërë edhe fotografi duke i mbajtur në duar.

Kusari-Lila në vazhdimësi ka vizituar biznese në Gjakovë, me qëllim që t’i promovojë ato.