Kuvendi i tretë zgjedhor i degës së Forumit të Gruas të AKR-së në Ferizaj me aklamacion ka zgjedhur për kryetare të këtij Forumi, Mimoza Ibishin.
Ajo para delegatëve të këtij kuvendi dhe drejtuesve të këtij subjekti ka thënë se do të angazhohet fuqishëm në avancimin e rolit të gruas në politikbërje.
Kuvendin e kanë përshëndetur edhe presidenti i AKR-së Behxhet Pacolli dhe koordinatori i degës së AKR-së, Labinot Tahiri, të cilët në fjalimet e tyre kanë përmendur nevojën për ndryshime si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.
420 delegate të Kuvendit zgjedhor të degës së AKR-së në Ferizaj me aklamacion i kanë dhënë sot besimin Mimoza Ibishit për të qenë në krye të këtij forumi.
Pas marrjes së besimi të kuvendarëve ajo është zotuar se do të punoj në avancimin e pozitës së gruas në vendimmarrje.
Kuvendit i është drejtuar edhe presidenti i këtij subjekti Behxhet Pacolli.
Ai u ka thënë të pranishmeve se Ferizaj gradualisht po shndërrohet në bastion të këtij subjekti.
Sipas tij, këtë e kanë treguar dy sondazhet e fundit të bëra të cilat bindshëm e nxjerrin Labinot Tahirin si më të votuarin në nivel vendi.
Tutje Pacolli ka thënë se ndryshimi për të mirë në Kosovë vjen vetëm me idetë dhe kreativitetin e subjektit të tij.
Ai ka shtuar se këtë po e ndjejnë përditë edhe qytetarët e vendit Në anën tjetër edhe koordinatori i degës së AKR_së, Labinot Tahiri, në fjalën e tij ka folur për kontributin e femrës gjatë etapave historike duke vë në dukje se ajo ka qenë promotore e të gjitha zhvillimeve në vend.
Sipas tij, e mira nis që nga ky kuvend e cila do të kulmoj me fitoren e këtij subjekti në zgjedhjen lokale Ndryshe në degën e AKR-së paralelisht janë zhvilluar zgjedhjet për forumin e gruas dhe forumin e të rinjëve.
Pritet që në krye të këtij subjekt pas procesit zgjedhor të legalizohet si kryetar i degës Labinot Tahiri.