Milan dhe Manchester United kanë zhvilluar një ndeshje dramatike në kuadër të International Champions Cup. “Red Devils” shënuan fitore 9:8 por vetëm pas penalltive. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1:1, përcjell “lajmi.net”. Alexis Sanchez dhe Suso realizuan golat para se fituesi të përcaktoj me penallti ku në fund triumfoi ekipi i menaxherit, Jose Mourinho. /Lajmi.net/