Lajme

Milaim Zeka ironizon keq me Behgjet Pacollin:

By FerizajPress

April 06, 2016

Gazetarit Mialim Zeka ka komentuar deklaratat e kryetarit të Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar keq me deklarimet e Pacollit, kur ky i fundit  flet për nëntokën dhe komandantët.

Lexojeni të plotë postimin e Zekës në facebook:

“Paska fole Pacolli per nentoken dhe komandantet…

Pacolli, sa here bie muhabeti per Kushtetuesen dhe presidentin, gjithmone shprehe paknaqesine e tije. Ne nje emision televiziv, Pacolli ka folur per nentoken dhe komandantate, per te cilet ka thene, se po t i kishte, sot do ishte President.

Sa i perkete Kushtetutes, dihet se Pacollin e ka rrexu edhe me porosine e jaranave te tije vendor, po edhe me bekimin e nderkombetareve. Ky eshte fakt.

Sa i perkete nentokes, edhe pse Pacolli e ka njohur mire edhe ate te ish Jugosllavise, edhe ate te Europes, kjo nentoka e pasluftes i ka dalur si UFFOT, dicka jashtetokesore.

E komandanteve, pothuajse qe te gjitheve ua ka bere nga nje argat te forte. Hashimit kurr jo nuk i ka thene. Edhe Ramushit e Fatmirit ju ka ba ndihma te medha. Edhe me Samine ka ba biznese… Pse ja kane kthy shpinen, besa edhe ja kane ngule mbas shpine, duhet t i pyes keshilltaret e tije, po ma shume veten e vet…

Pacolli, per te gjithe keta, kurr nuk ka qene as politikan, as njeri. Ai ka qene vetem bankomat, asgje tjeter!” (sic), ka shkruar Zeka.