Lajme

Mikpritje, shtrëngim duarsh, lëvdata, kështu e priti Obama presidentin e ardhshëm të Amerikës (Video/Foto)

By FerizajPress

November 11, 2016

Barack Obama dhe Donald Trump nuk ishin takuar më parë më njëri- tjetrin. Presidenti i zgjedhur Donald Trump pati thënë se takimi është i destinuar të zgjatë rreth 15 minutash, por ai vazhdoj më shumë se që pritej.

Presidenti Barack Obama e përshkroi Trumpin si një njeri “shumë të mirë”, transmeton lajmi.net.

Obama tha para gazetarëve, se përparësia kryesore e Trumpit është se presidenti i ardhshëm i SHBA-së është njeri i suksesshëm.

Po ashtu, sot u takuan edhe Zonja e Parë në largim, Michele Obama dhe Zonja e Parë e ardhshme, Melanie Trump. /Lajmi.net/

 

.