Ferizaj

Mijëra ferizajas marrin kartolinën e urimit për festat e fundvitit nga kryetari Agim Aliu

By FerizajPress

December 21, 2019

Mijëra kartolina urimi u shpërndanë sot për ferizajasit dhe biznesin lokal në prag të festave të fundvitit. Është i pari i qytetit, Agim Aliu që siç tashmë është bërë traditë, uron qytetarët ferizajas dhe bizneset për festat e fundvitit.

Shumë dashuri, mirëqenie, shëndet e mbarësi në vitin 2020 ishin uratat që dedikoi këtë fundvit, kryetari Aliu për ferizajasit.

Postierët, entuziastë që nga mëngjesi përshkuan çdo skaj të qytetit, për të vijuar edhe ditëve në vijim në të gjithë zonat, në fshat e qytet, shpërndarjen e 3000 kartolinave të fundvitit.

Është ftoftë, por ngrohtësia që jep dashuria mes njëri-tjetrit, respekti e kujdesi i ndërsjellë janë ato që mbajnë lartë gëzimin që sjell fundviti.