Lajme

Mijëra euro për kosovarët që kthehen vullnetarisht nga Gjermania

By FerizajPress

December 29, 2016

Mbi 50 mijë migrantë kanë lënë Gjermaninë sivjet vullnetarisht, dyfish më shumë sesa numri që janë dëbuar

Sipas të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung, grupin më të madh e përbëjnë shqiptarët me 15 mijë vetë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

Migrantët që vendosin të largohen vullnetarisht, përveç që nuk ndiqen nga policia, ata gjithashtu shpërblehen nga Organizata Ndërkombëtare për Migrantë.

Derisa të dëbuarve u ndalohet hyrja për disa vite, ata që largohen vullnetarisht marrin një asistencë parash. Sa më herët që e lënë Gjermaninë, aq më shumë para marrin.

Një familje 5 aëntarëshe që vendosin të lënë vendin që në fillim, para se t’u refuzohet azili, marrin para në shumën prej 4200 euro.

Gjatë vitit të ardhshëm Gjermania planifikon një program të ri të riatdhesimit. Grupet e para që janë target për t’u riatdhesuar janë migrantët nga Maroko, Tunizia, Nigeria, Kosova, Serbia dhe Shqipëria.

Grupet më të mëdha të migrantëve janë nga Siria me 38%, Afganistani 18% dhe Iraku me 13.5%. /Lajmi.net/

.