Migjen Basha ka mohuar të jetë përleshur me Memushajn në ndeshjen mes Pescaras dhe Comos Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, ka mohuar shkrimet e mediave shqiptare të jetë përleshur me mesfushorin tjetër të Shqipërisë, Ledian Memushaj.
Basha ka thënë se këto janë vetëm spekulime. Ish anëtari i Torinos thotë se ka ndalur Memushaj në mënyrë të palejueshme, ku është ndëshkuar direkt me karton të kuq dhe ka lëshuar fushën në mënyrë sportive, përsjell Express.