Lajme

Meta takim kokë më kokë me Bashën

By FerizajPress

July 19, 2016

Pas takimeve intensive të së hënës mes ambasadorëve Lu e Vlahutin me liderët politik edhe e marta ka rezervuar lëvizje të shumta në selitë e partive kryesore në vend.

Kryedemokrati Basha ka thirrur jashtë rendit mbledhje të grupit parlamentar për të diskutuar mbi reformën në drejtësi, ndërsa Rama është takuar herët në mëngjesin me aleatin e tij në qeverisje Shpëtim Idrizin të PDIU-së.

Në mesditë, kreu i LSI-së Ilir Meta pritet tè takohet me liderin e opozitës Lulzim Basha. Mediat raportojnë se në takim janë të pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.