Lajme

Meta: Shqipëria ka nevojë për LSI-në, ne zgjidhim problemet nuk i shtojmë

By FerizajPress

February 01, 2017

“Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që ka vullnetin t’i zgjidhë problemet dhe jo t’i shtojë problemet. Kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim. Një forcë politike e cila të jetë gjithmonë e lidhur me njerëzit, të jetë gjithmonë me këmbë në tokë. Sepse kërkesat dhe pritmëritë e qytetarëve janë të mëdha. Qytetarët kanë nevojë për më shumë përfshirje dhe për një politikë më njerëzore e më të drejtë”, u shpreh Meta.

Ndonëse kreu i LSI-së iu nënshtruar Edi Ramës për shkarkimin e Ylli Manjanit, raportet mes dy “vëllezërve armiq” të së majtës vazhdojnë të jenë të tensionuara.