Meta: Reforma në drejtësi do të votohet

By FerizajPress

July 19, 2016

Meta u shpreh më i vendosur se kurrë se marrëveshja do të arrihet dhe drafti do të miratohet në parim dhe nen për nen.

“Reforma në Drejtësi do të votohet. Mos mendoni se nuk ka as plan B e as plan C. Plani është me konsensus sipas Venecias, sikurse ka thënë dhe Komisioneri Hahn sot. Jemi pranë marrëveshjes. Dua të falenderoj dhe  Basha dhe  Rama. Ata kanë qenë mjaft konsstruktiv. Besoj se janë plotësisht të angazhuar për miratimin e reformës me konsensus. Falenderoj ekspertët që vendosën dje të vijojnë bashkëbisedimet me misionet ndërkombëtare”, deklaroi Meta.

.