Meta: Konsensusi më i rëndësishëm se reforma në drejtësi

By FerizajPress

August 04, 2016

“Bindja ime e plotë është që konsensusi është më i rëndësishëm se reforma. Kushtetuta e vitit ’98 ishte më e mirë se ajo që kemi sot, ndaj kemi nevojë për institucione të reja, sepse janë mbushur me njerëz të gabuar, ka korrupsion. Kjo që po bëjmë sot për t’u çliruar nga ky sistem është e vetmja garanci që të krijojmë një mjedis që politika të qëndrojë më larg drejtësisë”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit foli edhe për marrëdhëniet në koalicionin qeverisës dhe me kryeministrin Edi Rama, për të cilat tha se janë normale.

“Jemi një koalicion që funksionon në mënyrë mjaft konstruktive”, shtoi kryeparlamentari.

I pyetur për takimin e shumë diskutuar në media, me ish-presidentin Rexhep Mejdani dhe ish-deputetin Koço Kokëdhima, Meta nënvizoi se nuk duhet t’i jepet ngjyrim politik. Ai theksoi se ruan raporte të mira me Rexhep Meidanin, i cili, për të “është një figurë që i ka dhënë shumë Partisë Socialiste”.

Sa i përket raportit të tij me Kokëdhimën, kreu i Kuvendit u shpreh se, “ai është një njeri intelektual dhe është gjithmonë kënaqësi të debatosh me të”.

.