Lajme

Meta bisedon me Flekenshtajnin: Besoj te zgjidhja konsensuale

By FerizajPress

July 21, 2016

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë me eurodeputetin Knut Flekenshtajn lidhur sa i takon miratimit të draftit të reformës në drejtësi.

Meta e ka informuar Flekenshtajnin lidhur me ecurinë e procesit si dhe është shprehur se beson te një zgjidhje konsensuale.

Kreu i Kuvendit zhvilloi një takim afro 90-minutësh me ambasadorin amerikan Lu dhe atë të BE-së Vlahutin në kryesinë e Kuvendit.

Ende nuk ka një deklaratë publike nëse është arritur dakordësia mes palëve.