Duket se përballja midis Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos në një Kupë Bote është shumë afër. Në fazën e një të tetave Argjentina do të përballet me Francën ndërsa Portugali do të ndeshet me Uruguain. Nëse të dyja ekipet fitojnë do të përballen me njëra-tjetrën ne fazën e çerekfinaleve. Çdo tifoz do të donte të shikonte një përballje midis këtyre dy futbollistëve në një kampionat botëror.