Sport

Messi e synon këtë rekord në fundjavë ndaj Real Sociedad

By FerizajPress

April 08, 2016

Barcelona, kryesuese e kampionatit te Spanjës, do të luajë të shtunën në javën e 32-të të kampionatit në fushën e Real Sociedad, ku Lionel Messi do të synojë shënimin e golit të 500 të tij në karrierën profesioniste.

Barcelona kryeson kampionatin (76 pike), e ndjekur nga Atletico (70 pike) dhe Real Madrid (69 pike) kur duhen edhe shtatë jave nga përfundimi i sezonit.

Ketë javë sytë do të jenë tek Lionel Messi, pesë herë fitues i Topit të Artë, i cili nuk është veçse një gol larg shifrës 500 në karrierën e tij profesioniste, në klub dhe seleksion.