Ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës luhet në ‘Loro Boriçi’, dhe trajneri Julen Lopetegui duket se tashmë ka vendosur se me cilën njëmbëdhjetëshe të “sulmojë” kuqezinjtë.
Sipas AS, Alvaro Morata i Real Madridit do të luaj në vend të Diego Costas, ndërsa në vend të Jordi Albas do të jetë Nacho, përcjell Lajmi.net.
Kundër Italisë Spanja luajti me këtë formacion: De Gea; Carvajal, Piqué, Sergio Ramos, Jordi Alba; Busquets, Koke; Silva, Iniesta, Vitolo dhe Diego Costa.
.