Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Atlantikut të Veriut në Washington.
Ndër të tjera ai foli edhe për ekstremizmin fetar, si një çështje e ndjeshme. Për këtë kryemnistri prezantoi nismën e fundit të qeverisë për mësimin në shkolla të lëndëve që japin njohuri mbi fenë., njofton Lapsi.al, përcjellë Gazeta Blic.
“Një nga masat kryesore është edukimi. Duhet të jemi tolerantë dhe kjo është baza e historisë sonë dhe për të cilën ne jemi krenar. Shqipëria ka qenë vendi i vetëm në Evropë që ka ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne jetojmë në një shoqëri ku njerëzit e respektojnë njëri-tjetrin për atë çka janë. Është koha për të reaguar, për të dhënë ndihmën tonë, për të shembull shembullin sinjifikativ siç është ai i Shqipërisë për harmoninë fetare. Ndaj, ka një diskutim të hapur”, tha Rama.