Ferizaj

Mësimdhënësit me kontratë të re kolektive

By FerizajPress

April 18, 2017

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kanë nënshkruar kontratën e re kolektive.

Ministri Bajrami është zotuar se me këtë kontratë do të përmirësohet pozita e mësimdhënësve duke shtuar se ka marrë mbështetje edhe nga komunat që kontrata të realizohet.

Bajrami ka kërkuar që SBASHK-u që të mos angazhohet vetëm për rritje të pagave por edhe për ngritje të cilësisë.

Ndërkaq, Rrahman Jasharaj ka thënë se e veçanta e kontratës është se tani e tutje nuk do të përfshihen vetëm të punësuarit në arsimin parauniversitar por edhe të punësuarit në universitete. Sipas tij, në kontratë precizohet që MASHT-i bashkë me Ministrinë e Financave do të angazhohen për të gjetur mjete në mënyrë që të realizohen kërkesat që dalin nga kontrata.