Mesazhi i plotë:
URIME KËRSHËNDELLAT
Kam nderin dhe kënaqësinë që në këtë ditë të shenjtë, në emrin tim dhe Kuvendit të Komunës së Ferizajt, t’ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë, Ditën e Kërshëndellave.
Në këtë ditë të shenjtë të gjithë ne duhet të kujtojmë se toleranca ndërfetare tek ne shqiptarët është traditë shekullore e jona dhe duhet ta ruajmë, të kultivojmë me kujdes dhe të krenohemi me të. Të kujtojmë se toleranca sjellë dashuri dhe paqe dhe se njerëzit e paqes janë në shërbim të familjes, shoqërisë dhe atdheut.
Në këtë ditë të shenjtë dëshiroj që të shpreh edhe një herë dëshirën për më shumë mirëkuptim, solidaritet, mirëqenie, përparim e zhvillim për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
Urime për shumë mote kërshëndellat!!
Me respekt Kristina Gashi- Bytyçi Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt