Lajme

Mesazhi i fuqishëm i Kerryt nga Berlini për aleatët: Njerëz, do të jemi OK!

By FerizajPress

December 06, 2016

Kerry, duke folur në kryeqytetin gjerman, ka dashur t’i bind diplomatët e pranishëm se do të mbizotërojnë vlerat e përbashkëta që i kanë ata me SHBA-të, transmeton AP.

“Do të ishte e papërshtatshme që të vijë këtu, e mos të them asgjë për paqartësitë që njerëzit i ndjejnë në lidhje me zhvillimet e fundit. Ekziston shqetësim i dukshëm në sferën politike të vendeve në nivel global”, ka thënë Kerry, transmeton lajmi.net.

Këto deklarata Kerry i bëri pasi pranoi mirënjohje për meritat nga shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmaier.

Kerry këto i ka thënë duke u nisur nga referendumi i djeshëm për ndryshimet kushtetuese që u mbajt në Itali, vendimin e Britanisë që të largohet nga BE-ja dhe fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Por, do t’ia dalim njerëz, për këtë jam absolutisht i sigurt. Vetëm duhet të jem të qetë dhe të kuptueshëm dhe të vazhdojnë të veprojmë në të njëjtin drejtim”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

 

.