Sport

Mesazhi i Berishës pas transferimit në Lazio

By FerizajPress

July 04, 2018

Valon Berisha është shfaqur i lumtur pas transferimit në Lazio. Ylli kosovar është konfirmuar si futbollist i ri i ekipit të njohur nga Stadio Olimpico. “Ëndrrat bëhen realitet. Mezi pres të takohem me bashkëlojtarët e ri në Lazio, mezi pres të filloj, tani fillon puna e madhe. Forza Lazio”, u shpreh Berisha, përcjell “lajmi.net”. Reprezentuesi i Kosovës është mirëpritur nga yjet e Lazios me disa mesazhe të mirëseardhjes në rrjete sociale. /Lajmi.net/